Zarif: Respektimi i marrëveshjes bërthamore është në interes të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i37930-zarif_respektimi_i_marrëveshjes_bërthamore_është_në_interes_të_amerikës
Ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani së bashku me bashkësinë ndërkombëtare do të përpiqet të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 08, 2016 20:40 Europe/Tirane
  • Zarif: Respektimi i marrëveshjes bërthamore është në interes të Amerikës

Ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani së bashku me bashkësinë ndërkombëtare do të përpiqet të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Z. Mohamed Xhevad Zarif duke folur para anëtarëve të Institutit studimor ndërkombëtar të Japonisë në Tokio, tha se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje e njëanshme mes Iranit dhe Amerikës, por një marrëveshje shumëpalëshe e cila është ratifikuar edhe nga KS i OKB. Ministri i jashtëm iranian tha se respektimi i marrëveshjes bërthamore është në favor të Amerikës dhe të BN, sepse deri tani Amerika nuk ka nxjerrë asnjë përfitim nga sanskionet kundër Iranit, ndërsa Irani ka arritur të garantojë sigurinë dhe progresin e popullit të tij. Në vazhdim Zarif theksoi: Marrëveshja bërthamore do të mbijetojë, sepse diplomatët pas shumë rrugëve të gabuara, zgjodhën rrugën e drejtë.