Shamkhani: Izraeli është i vetmi burim i krizës në Azinë Perëndimore
Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, duke folur sot në konferencën e sigurisë në Teheran, ku tema qendrore ishte “Sistemi i sigurisë rajonale në Azinë Perëndimore”, theksoi se regjimi i Izraelit është i vetmi burim i krizës në rajonin e Azisë Perëndimore.
Admiral Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, tha se Irani nuk konsideron kërcënim asnjë vend fqinj në rajonin e Azisë Perëndimore përveç Izraelit dhe shtoi: Gara e armatimit në rajon dhe përgjakja e kufijve të botës islame bëhet me qëllim të zbatimit të objektivave të fuqive të mëdha në rajon dhe për dobësimin e potencialeve të rezistencës ndaj regjimit sionist. Ai duke theksuar se nuk ekziston asnjë rrugëzgjidhje ushtarake për krizat në rajon, shtoi: Rruga e zgjidhjes së problemeve rajonale është vetëm dialogu dhe diplomacia dhe kushdo që mendon se konfliktet rajonale kanë fitues dhe humbës, jeton me iluzione.