Neglizhenca ndaj krimeve të sionistëve, shkaktar i krijimit të grupeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38404-neglizhenca_ndaj_krimeve_të_sionistëve_shkaktar_i_krijimit_të_grupeve_terroriste
Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit deklaroi se neglizhenca ndaj krimeve të regjimit të paligjshëm sionist, është një prej faktorëve që kanë shkaktuar krijimin e grupeve terroriste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 13, 2016 06:18 Europe/Tirane
  • Neglizhenca ndaj krimeve të sionistëve, shkaktar i krijimit të grupeve terroriste

Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit deklaroi se neglizhenca ndaj krimeve të regjimit të paligjshëm sionist, është një prej faktorëve që kanë shkaktuar krijimin e grupeve terroriste.

Agjencia e shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, të hënën në takim me Ramadan Abdullah Shalah, sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, në Teheran, deklaroi se populli i Palestinës është populli më i shtypur në botë dhe shumë lëvizje popullore në vendet e rajonit dhe në botë janë të lidhura me padrejtësinë dhe dhunës kundër popullit palestinez dhe me zgjimin e popujve të këtij rajoni. Ajetullah Hashemi Rafsanxhani deklaroi se krijimi i grupeve terroriste si Taleban, Al Kaida, ISIS, Fronti Nusra dhe Boko Haram, është rezultat i neglizhencës ndaj krimeve të regjimit të paligjshëm sionist dhe i devijimit nga mbështetja e idealeve të popullit të Palestinës. Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit unitetin e Palestinës e quajti faktor të domosdoshëm për vazhdimin e luftës kundër regjimit sionist dhe deklaroi se bota ka arritur në këtë përfundim se çështjet e rajonit, nuk do të zgjidhen pa përkushtim në çështjen e Palestinës. Ndërkohë Ramadan Abdullah Shala në këtë takim vuri në dukje zhvillimet politike dhe pasigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe deklaroi se myslimanët në vend që të përkushtohen në armikun e përbashkët, kanë harruar çështjen e Palestinës. Sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës gjithashtu theksoi se ndarje territoriale e Sirisë është një komplot për ta dobësuar frontin e rezistencës që për fat të keq disa vende arabe kanë marrë përsipër zbatimin e këtij komploti për të ndihmuar regjimin okupator të Kodsit.