Amar Hakim takohet me kryetarin Ali Larixhani
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se Irani do të vazhdojë mbështetjen e tij për popullin dhe qeverinë e Irakut në të gjitha fushat.
Ali Larixhani sot u takua me Amar Hakim kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut ku theksoi rëndësinë e pozitës së Irakut në rajon dhe shprehu domosdoshmërinë e ndihmës për këtë vend në zgjidhjen e problemeve. Sa i përket kësaj kryetari Larixhani tha se Irani mirëpret vendosjen e lidhjeve të mira me vendet e rajonit. Nga ana e tij kryetari i kuvendit të lartë islamik të Irakut, tha se një prej faktorëve më të mëdhenj që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e botës islame është intensifikimi i mosmarrëveshjeve fetare dhe futja e myslimanëve në konflikt me njëri tjetrin. Ali Larixhani foli edhe për çështjet e sigurisë së rajonit dhe tha se çlirimi i qytetit Alepo nga prania e terroristëve në Siri është një hap i rëndësishëm në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ai gjithashtu kërkoi zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut.