Deputetët e parlamentit iranian urojnë çlirimin e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38545-deputetët_e_parlamentit_iranian_urojnë_çlirimin_e_alepos
Deputetët e parlamentit islamik të Iranit kanë uruar kombin dhe qeverinë siriane për çlirimin e qytetit Alepo.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 14, 2016 16:49 Europe/Tirane
  • Deputetët e parlamentit iranian urojnë çlirimin e Alepos

Deputetët e parlamentit islamik të Iranit kanë uruar kombin dhe qeverinë siriane për çlirimin e qytetit Alepo.

Me anë të një deklarate deputetët iranianë kanë thënë se fitorja në qytetin Alepo ka asgjësuar të gjitha komplotet e atyre që kanë ngritur shpatën kundër popullit sirian. Kjo deklaratë ka vlerësuar lart rezistencën e kombit sirian në pastrimin e qytetit Alepo nga prania e terroristëve takfiristë dhe nga mercenarët e varur nga hegjemonizmi botëror dhe sionizmi ndërkombëtar. Deputetët e parlamentit iranian gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre për boshtin e rezistencës kundrejt hegjemonizmit dhe sionizmit dhe vartësve të tyre si rrjedhat terroriste dhe takfiriste dhe kanë kërkuar të mbrohen liridashësit dhe mbrojtësit e botës islame. Ushtria siriane pas 5 vitesh është futur dhe ka çliruar plotësisht qytetin Alepo.