Regjimi sionist rreziku më i madh për rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38626-regjimi_sionist_rreziku_më_i_madh_për_rajonin
Presidenti i RII ka ftuar myslimanët që të ruajnë unitetin dhe solidaritetin mes tyre dhe ka thënë se myslimanët shiitë dhe sunitë janë vëllezër, ndjekin fenë islame dhe jetën e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 14:25 Europe/Tirane

Presidenti i RII ka ftuar myslimanët që të ruajnë unitetin dhe solidaritetin mes tyre dhe ka thënë se myslimanët shiitë dhe sunitë janë vëllezër, ndjekin fenë islame dhe jetën e Profetit të nderuar të Islamit (s.a.v.s).

Hasan Ruhani në ceremoninë e hapjes së ceremonisë së 31-të të konferencës ndërkombëtare Uniteti Islam në Teheran, tha se qëllimi i armiqve është krijimi i përçarjes mes myslimanëve dhe shkatërrimi i shoqërive islame dhe shtoi se regjimi sionist dhe gjakatarët e rajonit mundohen tu heqin shpresat myslimanëve, mirëpo ata do të bien vetë në gropën që kanë krijuar. Presidenti i RII kritikoi disa myslimanë të cilët në vend që t’i kundërvihen regjimit sionist, i janë kundërvënë njëri tjetrit dhe tha: Përgjegjës për shkatërrimin e Alepos dhe Mosulit dhe prerjen e kokave të të rinjve myslimanë janë fuqitë perëndimore dhe mbështetësit e tyre rajonalë. Presidenti Ruhani foli mbi çlirimin e qytetit Alepo nga prania e terroristëve dhe tha se disa fuqi dhe qeveri diktatoriale të rajonit nuk do të nxjerrin asnjë rezultat nga përdorimi dhe shfrytëzimi i terrorizmit si mjet të tyre. Ruhani shpresoi që një ditë bota të jetë dëshmitare e unitetit dhe bashkimit të myslimanëve dhe tha se myslimanët do të krijojnë një ummet të bashkuar në kohën kur në vend që të mbështeten tek Amerika, Anglia apo fuqitë e tjera, të mbështeten tek Zoti. Presidenti i RII tha se armiku i përbashkët i islamit është regjimi sionist dhe islami amerikan dhe sot islami i pastër Muhamedian (s.a.v.s) ndodhet përballë islamit amerikan. Në konferencën e 31-të ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran marrin pjesë mbi 300 të ftuar nga Irani dhe vendet e huaja.