Kryetari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës viziton Iranin
Kryetari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka arritur për një vizitë në Teheran për tu takuar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Safet Softiç, kryetari i Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, në krye të një delegacioni parlamentar të dielën pasdite ka arritur në Teheran për një vizitë treditore gjatë të cilës përveç takimit me Ali Larixhani, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit, do të zhvillojë takime dhe bisedime edhe me funksionarë të tjerë të lartë të Republikës Islamike të Iranit. Temë kryesore e këtyre takimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimet mes parlamentare mes Iranit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Vizita e kryetarit të Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Teheran zhvillohet në kohën kur Bakir Izetbegoviç, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinëc, në tetor ka vizituar Iranin në krye të një delegacioni të lartë boshnjak ku u takua me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, me presidentin e shtetit, me kryetarin Parlamentit dhe me kryetarin e Asamblesë për Caktimin e Interesave të Shtetit të Iranit.