Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Damaskun
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39301-zv_ministri_i_punëve_të_jashtme_të_iranit_viziton_damaskun
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në kuadër të turneut të tij rajonal në Siri dhe Liban, sot në mëngjes ka arritur në Damask.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2016 09:51 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Damaskun

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit në kuadër të turneut të tij rajonal në Siri dhe Liban, sot në mëngjes ka arritur në Damask.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë vizitës së tij në Damask do të takohet me Bashar Asad, presidentin e Sirisë, me Muhamed Imad Khamis, kryeministrin, me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme dhe me Fejsal Mekdad, zv/ministrin e punëve të jashtme të Sirisë. Gjatë këtyre takimeve do të bisedohet rreth zhvillimeve më të fundit në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Zhvillimi i takimit të tretë të komisionit të përbashkët politik, është pjesë e programit të vizitës së zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Siri. Xhaberi Ansari pas vizitës në Siri, do të shkojë në Liban për tu takuar dhe biseduar me funksionarët e lartë të këtij vendi.