Feja islame ka kapacitete dhe aftësi për ta unifikuara shoqërinë njerëzore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39484-feja_islame_ka_kapacitete_dhe_aftësi_për_ta_unifikuara_shoqërinë_njerëzore
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se asnjë fe, shkollë, ide dhe rrugë tjetër përveç islamit, nuk ka kapacitetin e duhur për ta unifikuar shoqërinë njerëzore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 03:50 Europe/Tirane
  • Feja islame ka kapacitete dhe aftësi për ta unifikuara shoqërinë njerëzore

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se asnjë fe, shkollë, ide dhe rrugë tjetër përveç islamit, nuk ka kapacitetin e duhur për ta unifikuar shoqërinë njerëzore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Mohsen Araki, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, të enjten në mbrëmje gjatë një tubimi në Kum, vuri në dukje rëndësinë e çështjes së unitetit dhe bashkimit mes myslimanëve dhe shtoi se dashuria dhe respekti ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., është burimi kryesor për realizimin e unitetit të ummetit mysliman. Ajetullah Araki saktësoi se unifikimi i shoqërisë islame nga aspekti i dashurisë dhe respektit ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe distancimit nga armiqtë e saj, është një prej fshehtësive të fesë islame