Munafikinët dhe përkrahja për terrorizmin takfirist në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39793-munafikinët_dhe_përkrahja_për_terrorizmin_takfirist_në_siri
Ata që e njohin grupin terrorist Munafikin (Muxhahedin-e-Khalk) e dinë mirë se ky grup të gjitha përpjekjet e tij i ka përqendruar në armiqësinë dhe goditjen e Republikës Islamike të Iranit, brenda dhe jashtë kufijve të këtij shteti.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 03:31 Europe/Tirane
  • Munafikinët dhe përkrahja për terrorizmin takfirist në Siri

Ata që e njohin grupin terrorist Munafikin (Muxhahedin-e-Khalk) e dinë mirë se ky grup të gjitha përpjekjet e tij i ka përqendruar në armiqësinë dhe goditjen e Republikës Islamike të Iranit, brenda dhe jashtë kufijve të këtij shteti.

Për këtë grup nuk bën asnjë dallim se me cilin shtet apo grup bashkëpunon për të goditur Iranin apo qëllimet që ndjek Teherani. Në zhvillimet në Siri, MEK është renditur përkrah terroristëve dhe kundërshtarëve të qeverisë së Bashar Asad, vetëm për arsyen se Siria është një vend mik dhe aleat i Iranit. Qëllimi i Muxhahedin-e-Khalk është që përveç veprimeve armiqësore dhe propagandave negative kundër Iranit, të forcojë pozitën e tij në mesin e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ky qëndrim i munafikinëve është bërë shkak që ata të përkrahin direkt grupet terroriste që veprojnë në Siri. Këto grupe përfitojnë edhe nga përkrahja mediatike e MEK. Kjo organizatë nuk bën asnjë dallim mes terroristëve ekstremistë dhe të moderuarve. ISIS, Al Nusra dhe FSA si dhe grupet e varura prej tyre, pavarësisht ideve dhe qëllimeve të tyre, përkrahen plotësisht nga MEK vetëm pse janë kundërshtare të RII. Grupi Muxhahedin-e-Khalk, gjatë gjithë viteve të aktiviteteve kundër Republikës Islamike të Iranit, e ka akuzuar atë për fundamentalizëm dhe ekstremizëm, prandaj e njeh mirë kuptimin e këtyre fjalëve, por përkrahja mediatike e MEK për ekstremistët dhe grupet takfiriste në Siri dhe Irak, gjatë muajve të fundit e ka vënë këtë grup në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Analizimi i qëndrimeve të mediave të këtij grupi në lidhje me Alepon dhe çlirimin e këtij qyteti dëshmon se ky grup, ashtu si dhe përkrahësit e tjerë të grupeve terroriste në Siri, qëndresën përballë terroristëve e konsideron shkelje e të drejtave të njeriut dhe me shumë zemërim nga çlirimi i Alepos, premton për rimarrjen e kontrollit të Alepos nga terroristët. Përkrahja e MEK për takfiristët dhe ekstremistët u duk që në ditët e para të pushtimit të Mosulit nga ISIS. Mediat e këtij grupi, pushtuesit e Mosulit i quajtën “revolucionarë irakianë” që u ngritën ndaj diktaturës së qeverisë së Bagdadit dhe morën kontrollin e këtij qyteti. Kur më vonë u krijua i ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar për luftën kundër ISIS, MEK u detyrua të ndryshojë qëndrim dhe nuk i quajti më revolucionarë terroristët takfiristë, por i emëroi “terroristë fundamentalistë” të përkrahur nga Iranit! Tashmë MEK duke qenë në dijeni se grupet terroriste në Alepo janë të gjitha grupe ekstremiste të varura nga Fronti Al Nusra që është degë e Al Kaidas, po bën të gjitha përpjekjet mediatike dhe propagandistike për të përkrahur këto grupe. Interesant është fakti se akti terrorist që u krye në emër të përkrahjes së Alepos dhe popullit të tij, pra vrasja e ambasadorit rus në Ankara, u bojkotua plotësisht nga mediat e MEK, duke dëshmuar qartë gëzimin e këtij grupi për këtë ngjarje dhe ky qëndrim irritoi edhe Moskën. Përvec kësaj, e gjithë bota e pa se si ata persona që ashtu si sekti Raxhavi pretendojnë se përkrahin Alepon, kryejnë me gjakftohtësi akte terroriste dhe vrasin diplomatët. E vërteta është se përkrahja mediatike e mediave të MEK për grupet takfiriste  në Siri dhe në Irak nuk nënkupton se MEK e pranon ideologjinë e këtyre grupeve. Historia e MEK dëshmon se ky është një grup oportunist që i krijon marrëdhëniet dhe aleancat e tij me persona, grupe dhe shtete, në bazë të interesave të tij dhe mbi bazën e afërsisë dhe largësisë së tyre nga RII. Armiqësia e këtij grupi kundër SHBA deri në vitin 2003 dhe hedhja e sloganeve anti-imperialiste, dhe më pas rënia e këtij grupi në prehrin e SHBA pas pushtimit të Irakut, është vetëm një nga rastet e shumta të politikave oportuniste e të paskrupullta të MEK. Afrimi gjithnjë e më i madh i MEK me Arabinë Saudite që njihet si përkrahëse e ekstremizmit dhe burim ideologjik i terrorizmit takfirist, dëshmon se MEK nuk i kushton rëndësi asnjë faktori tjetër në marrëdhëniet me shtetet dhe grupet e ndryshme, por vetëm afërsisë dhe largësisë së tyre e Iranin. Si rrjedhim, kur Siria, Irani dhe aleatët e tyre luftojnë kundër terroristëve takfiristë, MEK për të treguar veten, renditet në frontin e kundërt. Megjithatë, historia ka vërtetuar se MEK gjithmonë ka gabuar në zgjedhjen e miqve të tij. Bashkëpunimi me Sadamin, përkrahja për ISIS pas pushtimit të Mosulit, lidhja me regjimin ekstremist dhe çnjerëzor të Arabisë Saudite, përkrahja për terroristët takfiristë në Siri si dhe bashkëpunimi me politikanë perëndimorë dhe amerikanë, të cilët në vendet e tyre kanë dosje të rënda të krimeve financiare dhe të abuzimit seksual ë vërteton më së miri këtë fakt.