Presidenti Ruhani dërgon mesazh ngushëllimi për presidentin e Rusisë
Dhjetor 28, 2016 02:50 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh ngushëllimi dërguar homologut të tij rus, shprehu keqardhjen e qeverisë dhe popullit iranian për vdekjen e disa shtetasve rusë gjatë rrëzimit të avionit civil në Detin e Zi.
Hasan Ruhani në një mesazh drejtuar presidentit Vladimir Putin, shprehu ngushëllimet për qeverinë dhe popullin rus për vdekjen e udhëtarëve të avionit të transportit civil që ra në ujërat e Detit të Zi. Ditën e dielë një avion civil rus Topolov 154, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti i qytetit Suci, ra në detin e Zi duke marrë jetën e 92 udhëtarëve.
Tags