Ceremoni me rastin e përvjetorit të epopesë së 9 Dej-it
Në Musal’lanë “Imam Khomeini” në Teheran u organizua një ceremoni me rastin e përvjetorit të epopesë së 9 Dej-it me pjesëmarrjen e qindra mijëra qytetarëve iranianë, të cilët shprehën besnikërinë e tyre ndaj liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe sistemit të RII.
Sot (e enjte) 29 dhjetor 2016, është përvjetori i lëvizjes historike e përcaktuese të popullit iranian në përkrahje të sistemit të RII dhe të liderit suprem të Revolucionit Islamik. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni hodhën slogane kundër arrogancës botërore dhe kundër Izraelit si dhe kundër hipokritëve përçarës. Në përfundim të kësaj ceremonie u miratua edhe një deklaratë me 6 pika, ku kërkohej ruajtja e vigjilencës përballë elementëve përçarës si dhe ruajtja e unitetit kombëtar të popullit iranian. Epopeja e 9 Dej-it 1388 (30 dhjetor 2009) i dha fund përçarjes dhe trazirave të krijuara pas zgjedhjeve presidenciale të atij viti dhe komplotit të SHBA dhe fuqive të tjera perëndimore kundër RII.