Zarif: Armëpushimi në Siri është një sukses i madh
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke mirëpritur zbatimin e marrëveshjes për armëpushim në Siri, e ka quajtur sukses të rëndësishëm këtë marrëveshje.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, me anë të një mesazhi në Twitter ka thënë: "Marrëveshja e armëpushimit në Siri është një rezultat i madh që duke shfrytëzuar këtë rast mund të sulmohen më shumë rrënjët e terrorizmit dhe të përgatitet rruga për zgjidhjen e krizës në Siri". Sipas kësaj marrëveshje, që nga orët e para të së premtes ka filluar të zbatohet armëpushimi gjithëpërfshirës në Siri. Presidenti i Rusisë të enjten ka deklaruar se bashkëpunimi Moskë-Teheran-Ankara ishte faktor për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe të tre vendet në mënyrë të përbashkët do të garantojnë zbatimin e këtij armëpushimi. Në krizën e Sirisë e cila ka filluar rreth 6 vite më parë me mbështetjen e vendeve perëndimore dhe të disa vendeve rajonale ndaj grupeve terroriste dhe opozitare të qeverisë së Damaskut, janë vrarë me qindra mijëra civilë sirianë dhe janë shpërngulur me miliona të tjerë, si dhe është shkaktuar një dëm material me miliarda dollarë për infrastrukturën e këtij vendi.