Zarif: terrorizmi dhe radikalizmi rezultat i mosfunksionimit të politikës aktuale
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se terrorizmi dhe radikalizmi janë rezultatet e politikës aktuale jo efikase ndërkombëtare.
Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë dhënë revistës Iranian Review of Foreing Affairs, foli mbi përballjen me përhapjen e radikalizmit dhe terrorizmit dhe tha: Nëse ekziston vullnet serioz, për tu përballur me radikalizmin dhe terrorizmin, në fillim duhen analizuar rrënjët e këtyre fenomeneve. Zarif tha se faktorët ndërhyrës janë elementë të krijimit të terrorizmit dhe tha: Pushtimi 70 vjeçar i Palestinës është një prej shembujve më të qartë të ndërhyrjes politike dhe ushtarake të Amerikës për krijimin e një sistemi të ri botëror sipas preferencave amerikane. Sa i përket pranisë së shtetasve evropianë në radhët e grupeve terroriste, ministri Zarif tha: Ndjenja e thellë e privimit, ndjenja e huaj dhe privimi nga ambientet e zhvilluar, ka bërë të mundur që shoqëria perëndimore të privohet nga respekti dhe siguria. Sulmi kundër Irakut dhe Afganistanit dhe pushtimi i këtyre vendeve ka lënë pasoja të rënda politike dhe materiale të cilët e kanë inkurajuar destabilizimin e këtyre vendeve.