Ruhani: Irani mirëpret vendosjen e armëpushimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40564-ruhani_irani_mirëpret_vendosjen_e_armëpushimit_në_siri
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e jashtëm të Sirisë tha se Teherani mirëpret vendosjen e armëpushimit në Siri dhe shtoi se duhet bërë kujdes që periudha e armëpushimit të mos shfrytëzohet për rigjenerimin e grupeve terroriste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani mirëpret vendosjen e armëpushimit në Siri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e jashtëm të Sirisë tha se Teherani mirëpret vendosjen e armëpushimit në Siri dhe shtoi se duhet bërë kujdes që periudha e armëpushimit të mos shfrytëzohet për rigjenerimin e grupeve terroriste.

Armëpushimi në Siri nisi zyrtarisht prej ditës së premte, por në këtë armëpushim nuk përfshihen grupet terroriste ISIS dhe fronti Nusra apo grupe të varura prej tyre. Hasan Ruhani, dje u takua me Valid Mualem ministër i jashtëm i Sirisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Me këtë rast presidenti Ruhani shprehu urimet për qeverinë, populli dhe ushtrinë siriane për sukseset e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe sidomos për çlirimin e Alepos dhe tha: Fitorja në Alepo u ka përcjellë këtë mesazh terroristëve se me rrugën e gabuar të krimeve dhe gjakderdhjeve ata kurrë nuk do të arrijnë fitore. Presidenti Ruhani tha se me fitoren dhe çlirimin e Alepos janë krijuar kushte për suksese të reja në luftën kundër terroristëve dhe në sektorin politik për vendosjen e paqes dhe sigurisë në Siri dhe shpresoi se veprimet e ardhshme me anë të negociatave të paqes do të rezultojnë me vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Siri dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të këtij vendi. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i kërkoi ministrit të jashtëm të Sirisë që t’i dërgojë mesazh përshëndetës presidentit sirian Bashar Asad dhe tha se padyshim mbështetja e gjithanshme e Republikës Islamike të Iranit ka ndikuar shumë në forcimin e rezistencës së kombit sirian në luftën kundër terroristëve.