Velajati: Komploti i armiqve për ndarjen e Irakut ka dështuar
Kryetari i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për pëcaktimin e interesave të sistemit të RII, deklaroi se komploti i armiqve për ndarjen e Irakut ka dështuar.
Ali Akbar Velajati në një konferencë me gazetarët në Teheran, duke theksuar se disa komplotistë të përkrahur nga SHBA dhe nga disa regjime totalitare të rajonit, synojnë shpërbërjen e Irakut, shtoi se ky komplot ka dështuar në sajë të vigjilencës së popullit dhe qeverisë irakiane. Kryetari i Qendrës së studimeve strategjike të Këshillit për përcaktimin e interesave të sistemit të RII tha se qëndrimi i pandryshueshëm i Iranit është përkrahja e plotë dhe e vazhdueshme e boshtit të rezistencës që fillon nga Irani e vazhdon në Irak, Siri, Liban dhe Palestinë.