Forcat vullnetare, të afta për mbrojtjen e sigurisë së Irakut
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se forcat vullnetare të Irakut janë plotësisht të afta për garantimin e sigurisë në këtë vend.
Admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, në një takim të zhvilluar sot në Teheran me zv/presidentin e parë të Irakut z. Nuri Maleki, tha se organizata e forcave vullnetare të Irakut është një potencial strategjik për garantimin e sigurisë së këtij vendi në të ardhmen. Duke vlerësuar rolin dhe fitoret e rëndësishme të forcave vullnetare irakiane në luftën kundër terrorizmit, Admiral Shamkhani tha se terrorizmi ka qenë burimi kryesor i trazirave dhe pasigurisë në Irak dhe sukseset e Irakut në luftën kundër terrorizmit treguan se sa e rëndësishme është mbështetja në potencialet e popullit për zgjidhjen e problemeve të vendit. Nga ana e tij, zv/presidenti i parë i Irakut z. Nuri Maleki, duke paraqitur një raport mbi zhvillimet më të fundit në Irak, theksoi se qëllimi i vizitës së tij në Iran është forcimi i bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe shtimi i koordinimit në kuadër të boshtit të rezistencës kundër terrorizmit.