Irani reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41038-irani_reagon_ndaj_deklaratës_së_ministrit_të_jashtëm_të_turqisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i ka cilësuar jo konstruktive deklaratat e autoriteteve turke dhe ka thënë se të tilla deklarata vetëm sa ndërlikojnë kushtet dhe shtojnë problemet për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Turqisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit i ka cilësuar jo konstruktive deklaratat e autoriteteve turke dhe ka thënë se të tilla deklarata vetëm sa ndërlikojnë kushtet dhe shtojnë problemet për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën në Siri.

Mbrëmjen e së mërkurës Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: “ Republika Islamike e Iranit si një prej palëve të procesit trepalësh të nisur në Moskë kërkon zbatimin serioz të akordeve të arritura në takimin e Moskës dhe prej autoriteteve turke kërkon që të mos mbajnë qëndrime të cilat bien ndesh me realitetin ekzistues në Siri”. Zëdhënësi Kasemi ndër të tjera tha: “Armëpushimi i vendosur në Siri, është shkelur vazhdimisht nga grupe të ndryshme të armatosura. Në këtë mënyrë nëse Turqia është një prej palëve të akordit të Moskës, atëherë ajo nuk duhet të mbajë qëndrime joreale dhe si një garantuese nga ana e grupeve të armatosura duhet të veprojë sipas realitetit dhe të heqë dorë nga akuzimi i të tjerëve. Ndërkohë Irani ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për zbatimin e  armëpushimit dhe për lehtësimin e rrugës për zgjidhen politike të krizës në Siri”. Vlen të theksohet se Mevlut Çavushoglu ministri i jashtëm i Turqisë, ditën e mërkurë në një intervistë dhënë agjencisë Anatoli të lajmeve ka pretenduar se forcat e rezistencës kanë shkelur armëpushimin në Siri dhe ka thënë: Irani duhet të ushtrojë presione mbi qeverinë e Damaskut dhe grupet e tjera që ata të zbatojnë armëpushimin, pasi opozitarët po e zbatojnë armëpushimin. Që në orën e para të 30 dhjetorit, në të gjithë Sirinë ka nisur zbatimi i armëpushimit.