Jehona e vdekjes së Ajetullah Hashemi Rafsanxhani në mediat botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41470-jehona_e_vdekjes_së_ajetullah_hashemi_rafsanxhani_në_mediat_botërore
Lajmi për vdekjen e Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kryetarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit dhe një prej personaliteteve të shquara të Revolucionit Islamik të Iranit, menjëherë u shndërrua në lajmin e parë të mediave virtuale dhe të shtypit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Jehona e vdekjes së Ajetullah Hashemi Rafsanxhani në mediat botërore

Lajmi për vdekjen e Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kryetarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit dhe një prej personaliteteve të shquara të Revolucionit Islamik të Iranit, menjëherë u shndërrua në lajmin e parë të mediave virtuale dhe të shtypit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se shumica e mediave dhe shtypit italian disa minuta pas vdekjes së Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij. Vdekja e Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, ish-presidenti i Iranit, gjithashtu ishte në qendër edhe të mediave të Francës. Faqja informative "Figaro" ka shkruar se Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, ish-presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe një prej funksionarëve kyç të Republikës Islamike të Iranit, ka vdekur dje pasdite në moshën 82 vjeçare si pasojë e një infarkti në zemër. Edhe mediat kryesore të Spanjës kanë publikuar menjëherë lajmin e vdekjes së Ajetullah Rafsanxhani. Radio Televizioni shtetëror i Serbisë gjithashtu në faqen e tij në internet ka publikuar lajmin e vdekjes së Ajetullah Rafsanxhani me titull "Vdiq ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanxhani". Mendiat e Indisë gjithashtu kanë publikuar lajmin e vdekjes së Ahetullah Hashemi Rafsanxhani si një prej personaliteteve të mëdha dhe me ndikim të Iranit dhe kanë shkruar se Akbar Hashemi Rafsanxhani, ish-presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe një prej liderëve të dalluar politike të këtij vendi, ka vdekur si pasojë e një infarkti në zemër. Vlen të theksohet se Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, ka vdekur të dielën pasdite në moshën 82 vjeçare si pasojë e një infarkti në zemër.