Putin shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41647-putin_shpreh_ngushëllime_për_vdekjen_e_ajetollah_hashemi_rafsanxhanit
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i shprehu qeverisë dhe popullit iranian ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 10, 2017 17:34 Europe/Tirane
  • Putin shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i shprehu qeverisë dhe popullit iranian ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit.

Përfaqësuesi special i presidentit rus për cështjet e Lindjes së Mesme, shkoi sot në ambasadën e Iranit në Moskë ku dorëzoi një mesazh ngushëllimi të presidentit Putin për vdekjen e kryetarit të Këshillit për Përcaktimin e Interesave të sistemit të RII. Gjithashtu shumë funksionarë dhe personalitete të njohura të Rusisë kanë shkuar sot në ambasadën e Iranit në Moskë duke shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajetollah Rafsanxhanit. Një veprim i tillë është bërë edhe në ambasadat e tjera të Republikës Islamike të Iranit në vende të ndryshme të botës si në Indi, Kirgizistan, Armeni, Turqi, Meksikë, Slloveni, Zimbabve, Senegal, Siri, Liban, Irak dhe në shumë vende të tjera të botës.