Erakçi: Iranit i lëshohet leja për pasurimin e mbi 300 kg uranium
Sejed Abas Erakçi, kryetari i delegacionit negociator të Iranit në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore, përgënjeshtroi lajmin e publikuar nga "Wall Street Journal" dhe deklaroi se në bazë të marrëveshjes së arritur mes anëtarëve të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, Irani do të mund të pasurojë sasi më të madhe uraniumi.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Sejed Abas Erakçi në lidhje me këtë shtoi: "Të martën komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore në fund të takimit të tij në Vjenë të Austrisë, është pajtuar me propozimin e Iranit për pastrimin dhe ristrukturimin e objektit bërthamor në Natanz në provincën e Esfahanit. Sipas këtij plani, të gjitha lëndët e pasuruara të cilat do të nxirren nga tubacionet përfshinë mbi 300 kg rezerva me uranium të pasuruar të Iranit dhe në këtë mënyrë Irani do të ketë mundësi të pasurojë sasi më të madhe uraniumi. Ky vendim i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore i cili është arritur pas disa muaj negociatash në nivel të ekspertëve të Agjencisë për Energji Atomike, pas përkthimit do të vendoset në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit". Vlen të theksohet se "Wall Street Journal" në një raport të saj ka pretenduar se përfaqësuesit atomik të Iranit të martën janë pajtuar me planin e Amerikës për pastrimin e plotë të uraniumit të mbetur në reaktorin e Natanzit.