Si dështoi tentativa për vrasjen e Ajetollah Rafsanxhanit?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41797-si_dështoi_tentativa_për_vrasjen_e_ajetollah_rafsanxhanit
Grupi terrorist Furkan kishte përpiluar një listë të gjatë të personaliteteve të ndryshme me qëllim që sipas tyre, çdo javë të eliminonin një personalitet!
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 12, 2017 02:13 Europe/Tirane
  • Si dështoi tentativa për vrasjen e Ajetollah Rafsanxhanit?

Grupi terrorist Furkan kishte përpiluar një listë të gjatë të personaliteteve të ndryshme me qëllim që sipas tyre, çdo javë të eliminonin një personalitet!

Produkt i këtyre komploteve ishte vrasja e 20 personave, ku 9 prej tyre ishin Ajetollah Murteza Motahari, Ajetollah Gazi Tabatabai, dr. Muhamed Mofateh, gjeneral Muhamed Ali Garni, Haxh Mehdi Eraki, Hesam Eraki, Teki Haxh Torkhani, Sheikh Kasem Islami ...etj, ndërsa 6 të tjerë si Ajetollah Gazi Shirazi, Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, Ajetollah Rabani Shirazi, dhe Husein Mehdian u plagosën. 5 persona të tjerë si dy pronarë fabrikash, një shtetas gjerman, një ish funksionar i regjimit të Shahut si dhe Sejed Xhevad Zabihi, i cili sapo ishte liruar nga burgu, u vranë nga grupi terrorist Furkan.

Tentativa për vrasjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit ishte akti i tretë terrorist i grupit Furkan.  Ditën e premte, më 13 Tetor 1980, në orën 4:40 të mëngjesit, tre persona sulmua banesën e Ajetollah Rafsanxhanit. Terroristët mbërritën në banesën e z. Rafsanxhani me një makinë tip BMW dhe dy prej tyre u futën në banesë në rajonin Dezashib, ndërsa i treti qëndroi në makinë duke pritur të tjerët. Pasi dështuan në përpjekjen për vrasjen e z. Rafsanxhani, terroristët u larguan nga vendi i ngjarjes. z. Hashemi Rafsanxhani u godit nga dy plumba dhe u transferua në spitalin Shohada në lagjen Taxhrish në veri të Teheranit, ku u kryen dy operacione për shpëtimin e jetës së tij.  Sipas burimeve të Fondacionit Habilian, ngjarja ndodhi kështu: “Kur rojet e banesës hapën derën, terroristët thanë se kanë sjellë një mesazh nga z. Natek Nuri. Ata u shoqëruan deri në sallën e pritjes dhe po prisnin zotin Hashemi. Pasi Hashemi Rafsanxhani hyri në sallën e pritjes, terroristët filluan të përlesheshin me z. Hashemi dhe zhrumat u bënë shkak që Afat Marashi, bashkëshortja e z. Hashemi të shkojë me shpejtësi në sallën e pritjes. Kur ajo shikoi terroristët që me një pistoletë po kërcënonin me vdekje burrin e saj, sulmoi njërin prej terroristëve dhe si rrjedhim, njëri plumb ra në dyshemenë e shtëpisë. Hashemi përleshet me terroristin tjetër, por në përleshje e sipër qëllohet nga dy plumba. Me shpejtësi terroristët vrapojnë drejt makinës BMW dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Në sallën e pritjes kishte mbetur një fletushkë e grupit Furkan, ku Hashemi Rafsanxhani akuzohej për diktaturë dhe tradhti ndaj popullit iranian. Ende pa zbardhur mëngjesi, një person i panjohur kontakton gazetën Etelaat dhe pretendon se Hashemi Rafsanxhani ka vdekur dhe përgjegjësinë për vrasjen e tij e ka marrë grupi Furkan. Pasi Rafsanxhani transferohet në spital, familja e tij lajmëron autoritetet shtetërore për ngjarjen. Persona si Sejed Ali Khamenei, Sejed Mahmud Talegani, Muhamed Mofateh, Mehdi Bazargan, Hadi Gafari, Mustafa Melki, Abulhasan Banisadr, Mehdi Shah Abadi, shkuan me shpejtësi në spital ku interesohen për gjendjen e z. Hashemi.”

Grupe dhe organizata të ndryshme publikuan komunikata ku dënonin sulmin terrorist ndaj z. Hashemi Rafsanxhani. Pas këtij sulmi terrorist, siguria e Imam Khomeinit dhe e liderëve fetarë u mor përsipër nga komanda e Xhandarmërisë. Më 18 Tetor, Ajetollah Hashemi Rafsanxhani zhvillon një intervistë me mediat kryesore të vendit dhe thekson:” Kjo ngjarje nuk ishte e papritur për mua, sepse vazhdimisht këcënohesha me anë të telefonatave dhe nuk jam aspak i shqetësuar.” Duke dhënë detaje në lidhje me sulmin terrorist, Hashemi thotë:” E kuptova që donin të më vrisnin kur njëri prej terroristëve gabimisht nxori nga xhepi një fletushkë të grupit Furkan. Më pas më drejtuan armën, por nga zhurma që u bë bashkëshortja ime hyri në sallon.”

Ajetollahu i madh Marashi Naxhafi, në një mesazh drejtuar z. Hashemi, i uron atij shërim të shpejtë dhe në një pjesë të mesazhin thekson:” Duke dënuar të tilla veprime anti-islamike dhe johumane, i kërkoj qeverisë së përkohshme të Republikës Islamike që të marrë masa urgjente për identifikimin e dënimin e këtij sulmi terrorist.” Edhe Imam Khomeini, i prekur nga sulmi kundër Hashemi Rafsanxhanit, në një mesazh drejtuar këtij të fundit, thekson:” I dashur bashkëpunëtori im i ngushtë dhe revolucionar i angazhuar, z. Hashemi Rafsanxhani. I ndjeri Ajetollah Modares, që u martirizua me urdhër të Reza Shahut, nga spitali dha këtë mesazh: ‘I thoni Shahut se unë jam gjallë’. Modares edhe tani është gjallë, burrat e historisë janë gjallë deri në fund, kriminelët duhet t’a dinë se Hashemi është gjallë, sepse lëvzja e tij revolucionare është gjallë. Amerika dhe fuqitë e tjera duhet t’a dinë se ne jemi gjallë. Tubimet madhështore të dy-tre ditëve të fundit treguan se revolucioni jeton. Ata me këto veprime idiote nuk mund të zhdukin personalitetin human dhe islamik të Motaharit dhe Hashemiut, sado të organizuara e të mirëllogatiruta të jenë sulmet e tyre, në të cilat vërehen qartë gjurmët e superfuqive dhe të kriminelëve ndërkombëtarë. Populli do të rezistojë me të gjitha forcat përballë këtyre komploteve dhe do t’i neutralizojë ato. Me vigjilencë revolucionare, populli do t’i identifikojë këta kriminelë dhe do t’i nxjerrë ata para gjykatave revolucionare. Rojet e revolucionit dhe krerët e tyre janë të obliguar të mbrojnë personalitetet e gjalla të revolucionit dhe të vëzhgojnë çdo lëvizje të dyshimtë. Populli i madh iranian është i vendosur për vazhdimin e lëvizjes islamike dhe nuk do të lejojnë ndërhyrjet e kriminelëve në cështjet e vendit.”

z. Hashemi Rafsanxhani në përgjigje të mesazhit të Imam Khomeinit, theksoi:” Duam apo s’duam një ditë do të vdesim, por sa mirë është që vdekja jonë të jetë martirizimi në rrugën e Zotit. Nëse populli ynë do të kishte frikë nga vdekja, nuk do të mundte të përmbyste regjimin mijëravjeçar të Shahut dhe të çarmatoste imperialistët gjakpirës.”