Ruhani dhe Erdogan theksojnë nevojën e vendosjes së stabilitetit në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41890-ruhani_dhe_erdogan_theksojnë_nevojën_e_vendosjes_së_stabilitetit_në_rajon
Presidentët e RII dhe Turqisë zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku e konsideruan të domosdoshëm vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë Teheran-Ankara-Moskë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2017 16:46 Europe/Tirane
  • Ruhani dhe Erdogan theksojnë nevojën e vendosjes së stabilitetit në rajon

Presidentët e RII dhe Turqisë zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku e konsideruan të domosdoshëm vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë Teheran-Ankara-Moskë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan telefonoi sot presidentin iranian Hasan Ruhani, ku shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetullah Hashemi Rafsanxhanit dhe theksoi se AJetullah Rafsanxhani ka bërë përpjekje të vazhdueshme e të rëndësishme për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore mes Iranit dhe Turqisë.  Rexhep Taip Erdogan tha se zgjerimi i marrëdhënieve Teheran-Ankara ka ndikim të madh në zgjidhjen e problemeve të rajonit dhe Ankaraja është e vendosur për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal me Iranin. “Irani dhe Turqia mbajnë mbi supe përgjegjësi të rënda për rajonin, prandaj duhet që të forcojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin për zhdukjen e grupeve terroriste dhe për uljen e tensioneve në rajon” – deklaroi presidenti Erdogan duke shtuar: “Të gjithë duhet të përpiqen për forcimin e themeleve të armëpushimit në Siri.” Nga ana e tij, presidenti i RII, Dr. Hasan Ruhani tha se Irani mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë Teheran-Ankara-Moskë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shtoi se Irani dhe Turqi me bashkëpunimin dypalësh mund të zhdukin grupet terroriste dhe të garantojnë paqen dhe sigurinë për popujt e rajonit.