Amerika nuk realizon detyrimet e dala nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42190-amerika_nuk_realizon_detyrimet_e_dala_nga_marrëveshja_bërthamore
Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë: RII vitin e kaluar është përballur me mosrealizimin e premtimeve, vonesa dhe politika armiqësore të Amerikës dhe të disa vendeve tjera të cilat janë përgjegjëse për implementimin e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2017 12:45 Europe/Tirane

Zv/ministri i jashtëm i RII ka thënë: RII vitin e kaluar është përballur me mosrealizimin e premtimeve, vonesa dhe politika armiqësore të Amerikës dhe të disa vendeve tjera të cilat janë përgjegjëse për implementimin e marrëveshjes bërthamore.

Sejed Abas Erakci, zv/ministër i jashtëm i RII të dielën në përvjetorin e parë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, gjatë një konference me gazetarë në Teheran, ka thënë: Amerikanët dhe evropianët gjatë vitit të kaluar e kanë sabotuar derisa kanë mundur rrugën për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo Irani nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e tij për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe është munduar që të mënjajojë këto pengesa. Erakci ka thënë: KS i OKB programin bërthamor të Iranit e ka prezantuar si program legjitim para botës dhe ky program bërthamor do të vazhdojë të zbatohet, përderisa studimet dhe zhvillimi i këtij programi vazhdon të jetë prioritet i RII. Ndërkaq dje Zëdhënësi i Agjencisë për energji atomike të Iranit-AEAI, ka thënë se Irani është i gatshëm për t’u përballur me Amerikën në rast të dështimit të marrëveshjes bërthamore. Behruz Kemalvendi, zëdhënës i AEAI, të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, duke thënë se “me Amerikën kemi pasur dhe kemi probleme të shumta”, ka shtuar se Teherani është i gatshëm për përballje me Amerikën në rast të dështimit të marrëveshjes bërthamore dhe amerikanët e dinë se duart e Iranit në këtë çështje nuk janë të lidhura, edhe nëse do të kthehet gjendja sikur ka qenë më parë, padyshim se RII është e gatshme që të kthehet në situatën sikur ka qenë më parë. Kemalvendi duke thënë se Amerika nuk ka vullnetin për të zbatuar obligimet që dalin nga marrëveshja bërthamore, ka shtuar se ashtu sikurse kishte deklaruar presidenti amerikan që në fillim se pasurimi i uraniumit të arrinte shkallën zero, mirëpo Irani ka arritur që sot të realizojë kërkesat e tij përballë palës tjetër.