Irani dhe Siria diskutojnë për takimin në Astana
Zv/ministri i jashtëm i RII në një bisedë telefonike me zv/ministrin e jashtëm të Sirisë, diskutoi mbi përgatitjet e bisedimeve të paqes në Siri që do të zhvillohen në Astana të Kazakistanit si dhe për takimin që u zhvillua dje mes zv/ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Rusisë.
Sadek Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i RII dhe Feisal Mekdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë, theksuan nevojën e koordinimit të vazhdueshëm mes Teheranit dhe Damaskut në përkrahje të zgjidhjes politike të krizës siriane dhe shprehu besimin për suksesin e negociatave të paqes në Astana. Dje zv/ministrat e jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Rusisë zhvilluan një takim trepalësh, ku analizuan përpjekjet që janë bërë për organizimin e bisedimeve të paqes në Astana që do të zhvillohen më 23 janar 2017.