Ministri i brendshëm iranian paralajmëron për zgjerimin e terrorizmit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42208-ministri_i_brendshëm_iranian_paralajmëron_për_zgjerimin_e_terrorizmit_në_evropë
Ministri i brendshëm i RII deklaroi se sot fenomeni i terrorizmit është përhapur në të gjitha vendet e botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2017 17:17 Europe/Tirane
  • Ministri i brendshëm iranian paralajmëron për zgjerimin e terrorizmit në Evropë

Ministri i brendshëm i RII deklaroi se sot fenomeni i terrorizmit është përhapur në të gjitha vendet e botës.

Alireza Rahmani Fazli, ministri i brendshëm i RII, në takim me znj. Ana Maria Andres, përfaqësuese e kryeministrit të Polonisë për bashkëpunimin ndërkombëtar, deklaroi: “Të gjitha vendet duhet të përpiqen dhe të bashkëpunojnë për t’u çliruar nga rreziku i terrorizmit dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit.” Ministri i brendshëm iranian duke shprehur gatishmërinë e Iranit për krijimin e komiteteve të përbashkëta e të specializuara në luftën kundër terrorizmit, kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe kundër trafikut të drogës, shtoi: “Terrorizmi pjesën më të madhe të të ardhurave të tij e përfiton nga trafiku i lëndëve narkotike dhe vetë kjo çështje është një kërcënim tepër serioz.” Nga ana e saj, znj. Ana Maria Andres, përfaqësuese e kryeministrit të Polonisë për bashkëpunimin ndërkombëtar, deklaroi se Irani është në pararojë të luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafiqeve ilegale dhe Varshava dëshiron të shfrytëzojë përvojat e Teheranit në këtë drejtim me qëllim luftimin e gjithanshëm të terrorizmit dhe të trafikut të qenieve njerëzore dhe të drogës.