Kryeministri i Sirisë në Teheran
Janar 16, 2017 21:11 Europe/Tirane
Kryeministri sirian z. Emad Khamis do të udhëtojë nesër në Teheran ku do të takohet me funksionarët më të lartë të Iranit.
Vizita e kryeministrit sirian në Teheran kryhet një javë pas vizitës që zhvilloi në Damask admiral Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit dhe qëllimi i kësaj vizite është koordinimi për inkurajimin e procesit të bisedimeve të paqes në Siri. Irani është një nga iniciatorët dhe sponsorizuesit e procesit të negociatave të paqes që do të zhvillohen mes qeverisë siriane dhe opozitës siriane më 23 janar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Tags