Ruhani: Irani do të përballet me sabotimet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42478-ruhani_irani_do_të_përballet_me_sabotimet_amerikane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani ka thënë se Republika Islamike e Iranit  do të përballet me sabotimet dhe moszbatimin e angazhimeve nga ana e Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani do të përballet me sabotimet amerikane

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani ka thënë se Republika Islamike e Iranit  do të përballet me sabotimet dhe moszbatimin e angazhimeve nga ana e Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Hasan Ruhani në një konferencë për shtyp me rastin e përvjetorit të parë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, foli mbi shkeljen e zotimeve dhe sabotimet amerikane në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se populli dhe qeveria iraniane do të marrë masa kundër këtyre sjellje dhe në realizimin e interesave kombëtare nuk tërhiqet aspak. Pasi përmendi suksesin e Iranit në negociatat bërthamore me grupin 5+1 presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: marrëveshja bërthamore është rezultat i sakrificës së martirëve, popullit dhe një arritje e madhe e popullit iranian. Presidenti Ruhani theksoi se Irani nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon prodhimin e bombës atomike dhe të armëve të shkatërrimit në masë dhe shtoi se ajo çka është përfolur mbi Iranin rreth armëve atomike ishte një mashtrim dhe këtë mashtrim e vërtetoi marrëveshja bërthamore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje largimin e Iranit nga klauzolat e kapitullit shtatë të kartës së OKB dhe tha se pasurimi i uraniumit është e drejtë e kombit iranian dhe OKB së bashku me ANEA kanë njohur zyrtarisht programin paqësor bërthamor të Iranit. Hasan Ruhani ndër të tjera vuri përmendi edhe heqjen e sanksioneve pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Ruhani, Iranin e cilësoi një vend me ndikim në rajon dhe në botë dhe tha se Irani jep kontribut konstruktiv në shumë çështje botërore dhe mungesa e Iranit në arenën politike dhe të rajonit është në dëm të botës. Sa i përket çështjes së iranofobisë, presidenti iranian këtë e konsideroi një çështje të padrejtë pasi Irani kërkon paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.