Zarif: Për krizën siriane nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake
(last modified Wed, 18 Jan 2017 20:07:31 GMT )
Janar 18, 2017 21:07 Europe/Tirane
  • Zarif: Për krizën siriane nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake

Ministri i punëve të jashtme të RII deklaroi se të gjithë duhet ta kuptojnë se kriza siriane nuk ka zgjidhje ushtarake.

Z. Mohamed Xhevad Zarif duke folur në forumin ekonomik botëror të Davosit, deklaroi se të gjitha shtetet si ato që janë të pranishme në takimin në Astana e si ato që nuk janë të pranishme në këto bisedime, duhet të kuptojnë se kriza siriane nuk zgjidhet me mjete ushtarake dhe se duhen ndjekur rrugë politike për dhënien fund të gjakderdhjes në këtë vend. Duke theksuar se Irani dëshiron vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, shefi i diplomacisë iraniane shtoi: Ajo që i mblodhi Iranin, Rusinë dhe Turqinë për ti dhënë fund tragjedisë në Siri, është fakti se terrorizmi nuk njeh kufij dhe askush nuk mund të realizojë qëllimet et ij duke përkrahur ekstremizmin dhe terrorizmin. Duke kritikuar politikat e Arabisë Saudite në rajon, ministri i jashtëm iranian theksoi: Nga Riadi dëgjojmë sulme të shumta verbale, në një kohë që nuk ekziston asnjë arsye për politika armiqësore mes dy vendeve dhe në një kohë Teherani dhe Riadi mund të bashkëpunojnë për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit. Duke cekur zgjidhjen e krizës së presidencës në Liban, Zarif tha: Irani dhe Arabia Saudite u dëshmuan të aftë për të eliminuar pengesat në rrugën e zgjedhjes së presidentit të Libanit dhe kjo dëshmon për suksesin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Tags