75 të vrarë nga rrëzimi i ndërteses Plasko në Teheran
Ndërtesa më e madhe dhe më e vjetër tregtare Plasko, në qendër të Teheranit është rrëzuar plotësisht për shkak të një zjarri.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve sot në mëngjes ndërtesa Plasko 15 katësh u përfshi nga një zjarr i madh. Zjarrfikësit u munduan për disa orë që të fikin zjarrin por pa rezultat. Përhapja e zjarrit shkaktoi rrëzimin e ndërtesës në fjalë. Sipas të dhënave, 75 persona kanë humbur jetën në mesin e tyre 45 zjarrfikës. : Rreth orës 8 të mëngjesit katet e sipërme të ndërtesës Plasko u përfshinë nga flakët e zjarrit që për pasojë u lënduan disa persona. Për momentin në vendin e ngjarjes janë dërguar 9 ambulanca dhe dy autobusë për raste emergjente. Në afërsi të ndërtesës Plasko ndodhen edhe dy ambasada. Spitalet janë vendosur në gatishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar.