Mashhadi kryeqyteti kulturor i botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43231-mashhadi_kryeqyteti_kulturor_i_botës_islame
Sot në qytetin Mashhad është mbajtur një ceremoni e veçantë me rastin e zgjedhjes së këtij qyteti si kryeqyteti kulturor i botës islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2017 13:40 Europe/Tirane
  • Mashhadi kryeqyteti kulturor i botës islame

Sot në qytetin Mashhad është mbajtur një ceremoni e veçantë me rastin e zgjedhjes së këtij qyteti si kryeqyteti kulturor i botës islame.

Në këtë ceremoni morën pjesë 250 personalitete politike dhe kulturore nga 51 vende të botës si dhe shumë funksionarë iranianë dhe zyrtarë administrativ të mauzoleut të imam Rezait (as). Emërimi i këtij qyteti si kryeqyteti kulturor i botës islame është bërë nga ISCO që është organ i varur nga OBI dhe që ka nisur këtë aktivitet që prej vitit 2011. Me vendim të këtij organi, qyteti Mashhad është zgjedhur kryeqytet kulturor i botës islame për vitin 2017 dhe në ceremoninë e përurimit ka pasur të ftuar nga Uganda, Murituania, Algjeria, Afganistani, Pakistani, Tanzania, Siria dhe vende të tjera. Ceremonia do të zgjasë deri nesër.