Ligjërata e namazit të së premtes në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43473-ligjërata_e_namazit_të_së_premtes_në_teheran
Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se Arabia Saudite është përgjegjëse për vrasjen, pasigurinë dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Irakut dhe të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2017 10:39 Europe/Tirane
  • Ligjërata e namazit të së premtes në Teheran

Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se Arabia Saudite është përgjegjëse për vrasjen, pasigurinë dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Irakut dhe të Jemenit.

Ajetullah Mohamed Ali Movahedi Kermani në ligjëratat e namazit të së premtes vuri në dukje pretendimet e fundit të ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite për ndërhyrjen e Iranit në çështjet e brendshme të Irakut dhe Jemenit dhe deklaroi: Të gjithë popujt të botës janë në dijeni të plotë për krimet që po kryhen sot nga Arabia Saudite në Irak, Jemen, Bahrejn dhe Siri. Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të rajonit dhe të botës mendonin se me agresionin ushtarak mund ta rrëzojnë presidentin legjitim të Sirisë, mirëpo kjo politikë nuk kishte ndonjë rezultat tjetër, përveç gjakderdhjes dhe shkatërrimit të infrastrukturës së këtij vendi". Ajetullah Movahedi Kermani gjithashtu vuri në dukje edhe fillimin e mandatit presidencial të Donald Trump në Amerikë dhe e këshilloi atë që në vend të vazhdimit të politikave të gabuara të presidentëve të më parshëm të Amerikës dhe në vend të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, më tepër të merret e problemet e panumërta të vendit të tij. Imam i namazit të së premtes në Teheran shtoi: "Presidenti i ri i Amerikës duhet ta dijë se ata të cilët po mbrojnë jetën, pasurinë dhe nderin e vet, nuk janë terroristë, prandaj duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare". Ajetullah Movahedi Kermani gjithashtu vuri në dukje ardhjen e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe saktësoi: "Revolucionit Islamik i vitit 1979, nuk është realizuar me lehtësi dhe në këtë rrugë janë martirizuar shumë të rinj iranianë dhe shumë të tjerë janë torturuar derisa Revolucioni Islamik shënoi fitoren dhe ndërtoi bazat e tij".