Cili është kuptimi i mbështetjes së personaliteteve perëndimore për grupin MEK?
Është publikuar lajmi në lidhje me letrën e 23 ish zyrtarëve të qeverisë dhe ushtrisë amerikane për Donald Trump, ku është kërkuar bashkëpunimi i Uashingtonit me opozitarët iranianë dhe kultin terrorist Raxhavi kundër Iranit dhe nga Trump është kërkuar që të konsultohet me grupin opozitar iranian që është i vendosur në Paris.
Po ashtu në informacionet e disa mediave është thënë se ky grup kërkon dhënien fund të pushtetit fetar në Iran. Në letrën e grupit të pensionistëve amerikanë thuhet: "RII i ka si objektiv interesat strategjike të Amerikës dhe sfidon politikat dhe parimet tona dhe të aleatëve tanë në rajon. Në mënyrë që Amerika të rivendos ndikimin dhe prestigjin në botë, Uashingtoni duhet të ndryshojë politikat e tij". Në mesin e atyre që kanë nënshkruar këtë letër janë: Njut Gingrich, ish kryetar i Kongresit të Amerikës, Rudi Xhuliani, ish guvernator i Nju Jorkut, John Bolton, ish ambasadori amerikan në OKB gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, Clare Lopez, ish oficer i CIA-s dhe ish këshilltar i Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Ronald Regan. Pretendimet e organizatës MEK për të marrë mbështetjen e figurave politike perëndimore kanë një histori të gjatë. Në kohën kur të gjitha veprimet e Masud Raxhavi kundër Republikës Islamike, veçanërisht në fillim të luftës së armatosur në 20 qershor 1981 dështuan dhe arritën në qorrsokak, ai filloi të mendonte për marrjen me çdo çmim të mbështetjes së Perëndimit. Kulti Raxhavi në proklamimet e tij gjithmonë ka pretenduar dhe vazhdon edhe më tej të pretendoj për mbështetjen e vendeve perëndimore dhe e ka konfirmuar arsyen e këtyre pretendimeve për të marrë të paktën mbështetjen e personaliteteve politike kryesisht "ish" perëndimore, të cilët nganjëherë këtë gjë e bëjnë në shkëmbim të parave.
Shembulli i fundit i këtij lloji të mbështetjes së kultit terrorist Raxhavi që është reklamuar fuqishëm, ishte letra e 23 ish-zyrtarëve amerikanë për presidentin e ri amerikan, të cilët kanë kërkuar që kulti Raxhavi të përdoret kundër Iranit. Me sa duket, Masud Raxhavi nuk arriti t'a përdor nga jashtë këtë grup të politikanëve, të cilët nuk kanë peshë në politikën e jashtme amerikane dhe tani veten e ka vënë në shërbim të interesave amerikane kundër Iranit. Publikimi i kësaj letre dhe mungesa e çdo lloj reagimi nga Irani dhe mediat ndërkombëtare, e ka lënë me duar bosh Raxhaviun. Letra e sipërpërmendur e cila u përgatit nga ish guvernatori i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, i cili nuk mundi të zgjidhej në postin e sekretarit të DASH, fillimisht u publikua nga kanali televiziv luftënxitës amerikan Fox News. Në vitet pas Revolucionit Islamik, kemi qenë dëshmitarë të letrave të tilla dramatike të kultit terrorist Raxhavi në perëndim. Kulti përmes një lloji të këtillë të proklamimit ka pasur dy qëllime:
Qëllimi i parë ka qenë kompensimi i dështimeve në fushëbetejë. E vërteta është se kulti Raxhavi pas bërjes së të gjitha përpjekjeve për të qëndruar në Irak, në fund u detyrua të lëshojë këtë vend duke u përballur me një qorrsokak vdekjeprurës njëjtë sikur më parë. Udhëheqësit e monafekinëve deri në kohën sa të jenë në qendër të vëmendjes për Amerikën, do t'a përdorin veten si një fuqi kundër Republikës Islamike, për të kryer akte terroriste brenda vendit.
Qëllimi i dytë është përballja me çështjet që kanë të bëjnë me zhgënjimet që kanë ardhur pas çdo dështimi në praktikë. Ky lloj i proklamimit dëshmon pafuqinë përballë popullit iranian bile edhe përballë opinionit publik botëror, ku është shumë zhgënjyes dhe problematik. Kulti Raxhavi është mijëra kilometra larg kufijve të Iranit si dhe është i paaftë për çdo veprim dhe është përballur me një bllokim absolut dhe gjëja e vetme që mund të bëjë është kontrolli ndaj forcave të tij përmes mashtrimeve të tilla dhe padyshim se ky veprim nuk do të sjellë asnjë përfitim përpos dështimeve të njëpasnjëshme. Pra, të gjithë përkrahësit e Raxhaviut në Amerikë janë vetëm këta 23 pensionistë. E vërteta është se kulti Raxhavi në vitet e fundit është përballur me një paralizim shoqëror si brenda Iranit ashtu edhe ndërkombëtarisht, sepse anëtarët e këtij kulti duke kryer një seri vrasjesh të njerëzve në të gjithë Iranit dhe shkencëtarëve bërthamorë iranianë, kanë krijuar urrejtje tek opinionin publik. Përveç kësaj, tradhtitë dhe krimet e kryera nga kulti Rexhavi në luftën tetë vjeçare, bashkëpunimi me armikun, spiunazhi dhe veprimet kundër sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare të Iranit, kanë shtuar edhe më shumë urrejtjen kundër këtij kulti.
Shkelja e të drejtave të njeriut në krijimin e kultit Raxhavi, privimi nga të drejtat humane e anëtarëve të burgosur të këtij kulti, pengimi i vizitave të familjarëve të të burgosurve, që në vitet e fundit kanë reflektuar në të gjithë botën, krimet kundër anëtarëve të këtij grupi dhe mbështetja e grupit terrorist ISIS nga ky kult, janë bërë shkak që në nivel ndërkombëtar organizata Moxhaden-e Khalk të konsiderohet si grup kundër njerëzimit. Kulti i shpartalluar dhe i boshatisur Raxhavi i mbyllur në Shqipëri, sipas kërkesave të kohës dhe interesave të tyre të vogla, çdo herë do të jetë lojal ndaj qeverisë dhe pushtetit derisa për jetën e vetë të shkurtër të lyp mbështetjen politike dhe natyrisht gjithmonë do të refuzojë goditjen në gjoksin e vetë. Në natyrën strukturore të kultit Raxhavi, ky stil i jetesës do të jetë pjesë përbërëse e tij. Ky kult synon për të krijuar përçarje mes Perëndimit dhe Iranit dhe do të vazhdojë kështu deri sa të jetë në gjendje të marrë frymën e fundit. Kjo strategji e pështirë e kultit Raxhavi është përballur me momente dhe periudha të mjerueshme. Kulti terrorist Raxhavi i cili mbyllte sytë në kohën e thirrjeve anti-imperialiste dhe anti-sioniste dhe Republikën Islamike e akuzonte për pajtim me Amerikën dhe Izraelin, tani me qëllim të mbijetesës dhe qëndrimit në këmbë, i ka shtrirë dorën politikanëve luftënxitës dhe të izoluar amerikanë. Gjendja kaotike dhe fytyra e shëmtuar e këtij kulti në dimensionet e jashtme dhe nga shpërbërja e tij në dimensionet e brendshme, kë bërë që udhëheqësit e këtij kulti me qëllim të mbijetesës dhe vazhdimësisë, t'i shtrijnë dorën disa politikanëve amerikanë, duke paguar kosto të lartë për të publikuar edhe letrën e tyre. Kulti tani për të mbijetuar, është fokusuar në dimensionin politik, por cv-ja e më shumë se tridhjetëvjeçare e tij, dëshmon se përpjekjet e tij të sotme në të vërtetë janë sikur kur hedh ujin në sitë.