Boruxherdi thekson mbi rëndësinë e marrëdhënieve Iran-Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43483-boruxherdi_thekson_mbi_rëndësinë_e_marrëdhënieve_iran_pakistan
Kryetari i  komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin islamik të Iranit, ka thënë: Zgjerimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me Pakistanit në fusha të dyanshme, rajonale dhe ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm për Iranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 27, 2017 16:25 Europe/Tirane
  • Boruxherdi thekson mbi rëndësinë e marrëdhënieve Iran-Pakistan

Kryetari i  komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin islamik të Iranit, ka thënë: Zgjerimi i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me Pakistanit në fusha të dyanshme, rajonale dhe ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm për Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Alaudin Boruxherdi, kryetari i  komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin islamik të Iranit, të premten në ditën e tretë të vizitës së tij në Islamabad, në takim me Evis Ahmed Khan Leghari, kryetar i komisionit për siguri kombëtare në parlamentin e Pakistanit, ka thënë: Rritja e nivelit të marrëdhënieve midis Iranit dhe Pakistanit është i nevojshëm të bëhet në nivelin më të lartë dhe më të mirë në të gjitha fushat. Nga ana e tij,  Evis Ahmed Khan Leghari, kryetar i komisionit për siguri kombëtare në parlamentin e Pakistanit në këtë takim përves se ka theksuar mbi interesimin e Pakistanit dhe vendimit të këtij vendi për kompletimin e tubacionit të gazit Iran-Pakistan, ka thënë: Islamabadi ka mirëpritur  propozimin e Iranit për të ndërmjetësuar midis Pakistanit dhe Indisë.