Boruxherdi: Amerika dhe Anglia janë krijuesit e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43747-boruxherdi_amerika_dhe_anglia_janë_krijuesit_e_isis
Kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e Iranit, deklaroi se Amerika dhe Anglia janë dy vende që krijuan grupin terrorist ISIS për të kërcënuar sigurinë e rajonit të LM dhe të gjithë botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2017 20:08 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Amerika dhe Anglia janë krijuesit e ISIS

Kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e Iranit, deklaroi se Amerika dhe Anglia janë dy vende që krijuan grupin terrorist ISIS për të kërcënuar sigurinë e rajonit të LM dhe të gjithë botës.

Z. Alaudin Boruxherdi në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, tha se Irani i cili është në kulmin e fuqisë dhe ndodhet në krye të luftës kundër terrorizmit, ndërsa po ndihmon fuqishëm Sirinë dhe Irakun në luftën kundër ISIS me kërkesë të qeverive të dyja vendeve. “Në përballjen me terroristët, Irani është tepër serioz dhe nuk do të lejojë që Amerika dhe Anglia t’a përdorin këtë mjet djallëzor kundër interesave të popujve të rajonit”, tha kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e Iranit.