Basketbollistët iranianë fitojnë në garat e Azisë Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43777-basketbollistët_iranianë_fitojnë_në_garat_e_azisë_perëndimor
Ekipi kombëtar i Iranit në basketboll në takimin e tij të dytë në garat e Azisë Perëndimore, të hënën ka fituar ndeshjen përballë ekipit kombëtar të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2017 03:57 Europe/Tirane
  • Basketbollistët iranianë fitojnë në garat e Azisë Perëndimor

Ekipi kombëtar i Iranit në basketboll në takimin e tij të dytë në garat e Azisë Perëndimore, të hënën ka fituar ndeshjen përballë ekipit kombëtar të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ekipi kombëtar i Iranit në këtë ndeshje ka fituar me rezultat 92-48. Ekipi kombëtar i Iranit gjithashtu të dielën në takimin e parë në garat e Azisë Perëndimore ka fituar përballë ekipit të Palestinës me rezultatin 114-65. Ekipi kombëtar i Iranit në ndeshjen e tretë në garat e Azisë Perëndimore, të martën pasdite do të takohet me ekipin kombëtar të Libanit, ndërsa të mërkurën me ekipin kombëtar të Irakut.