Ruhani: 12 Bahmani, ditë e përjetshme në historinë e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43849-ruhani_12_bahmani_ditë_e_përjetshme_në_historinë_e_iranit
Presidenti i RII ka thënë: 12 Bahmani është dita e kthimit të Imam Khomeinit (ra) në vend dhe është një ditë e madhe dhe që do të mbetet e përhershme në historinë e Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 31, 2017 19:25 Europe/Tirane
  • Ruhani: 12 Bahmani, ditë e përjetshme në historinë e Iranit

Presidenti i RII ka thënë: 12 Bahmani është dita e kthimit të Imam Khomeinit (ra) në vend dhe është një ditë e madhe dhe që do të mbetet e përhershme në historinë e Iranit.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, të martën në takim me një grup qytetarësh dhe elitën kulturore dhe shoqërore të provincës Al Borz, në perëndim të Teheranit, përveç se ka uruar ardhjen e dhjetëditëshit të Faxhrit, ka thënë: 12 Bahmani është dita e lirisë dhe e shpresës për të gjithë iranianët si dhe e dhënies fund të shtypjes dhe e despotizmit që Imam Khomeini (ra) atë e solli për popullin iranian. Ruhani gjithashtu marrëveshjen bërthamore e ka quajtur produkt të rezistencës shpirtërore të popullit iranian dhe Liderit suprem të Revolucionit islamik dhe shtoi: Arsyeja kryesore e zemërimit të presidentit amerikan nga marrëveshja bërthamore  është njohjra zyrtare e të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit. Z. Ruhani duke folur ne lidhje me kalimin e një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore, ka shtuar: Sot me centrifugat IR 8 dhe shpejtësisë 20 herë më shumë se më parë, pasurimi i uraniumit në Iran tani më shumë se kurrë më parë është bërë i mundur. Presidenti i RII po ashtu ka lavdëruar zjarrfikësit iranianë të cilët kanë ndihmuar në shpëtimin e shumë personave në ngjarjen e ndodhur në ndërtesën Plasko.