Shamkhani kritikon aktivitetet e grupit Monafekin në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43851-shamkhani_kritikon_aktivitetet_e_grupit_monafekin_në_francë
Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, ka kritikuar aktivitetet e grupit terrorist Monafekin në Francë dhe ka thënë: Çdo lloj i përkrahjes për këtë grup transmeton mesazhe armiqësore për Iranin.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Janar 31, 2017 19:26 Europe/Tirane
  • Shamkhani kritikon aktivitetet e grupit Monafekin në Francë

Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII, ka kritikuar aktivitetet e grupit terrorist Monafekin në Francë dhe ka thënë: Çdo lloj i përkrahjes për këtë grup transmeton mesazhe armiqësore për Iranin.

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII të martën në takimin e zhvilluar në Teheran me Jean Marc Ayrault, ministër i jashtëm i Francës, duke folur në lidhje me krimet e grupit Monafekin ndaj zyrtarëve të lartë dhe qytetarëve iranianë, ka thënë: Sjelljet kriminale të grupit Monafekin dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejt i këtij grupi me ish diktatorin irakian Sadam Husein në luftën e imponuar Iran-Irak, nuk fshihen nga kujtesa e popullit iranian. Shamkhani duke folur në lidhje me organizimin e konferencës së Parisit dhe dhënies fund të ndërtimit të vendbanimeve izraelite nga ana regjimit sionist, ka thënë: Për të ndaluar këto krime të regjimit sionist është e nevojshme të bëhet një presion ndërkombëtar nga Evropa dhe t’i japin mesazhe të qarta dhe serioze këtij regjimi. Sekretari i Këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII po ashtu ka shprehur shqetësim edhe në lidhje me veprimet ushtarake dhe vrasjen e njerëzve në Jemen nga Arabia Saudite si dhe ka kritikuar heshtjen e vendeve evropiane dhe anëtarëve të përhershëm të KS të OKB përballë këtyre krimeve. Admiral Ali Shamkhani duke folur në lidhje me përpjekjet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës në Siri ka thënë: Rruga e vetme për zgjidhjen e krizës në Siri është ajo politike dhe e negociatave. Nga ana e tij, Jean Marc Ayrault, ministër i jashtëm i Francës në këtë takim ka thënë: Në periudhën pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Iranit dhe Francës janë bërë më të qarta.