Deklarata e deputetëve iranianë në mbështetje të kapacitetit mbrojtës kombëtar
Deputetë të parlamentit islamik të Iranit kanë nxjerrë një deklaratë në mbështetje dhe mbrojtje të kapacitetet mbrojtës raketor të Iranit duke theksuar se ky kapacitet në asnjë mënyrë nuk është në kontradiktë dhe nuk shkel rezolutat e KS të OKB.
Ditën e mërkurë deputetët e parlamentit islamik të Iranit duke reaguar ndaj vendimit të fundit të presidentit amerikan për ndalimin e futjes së emigrantëve dhe shtetasve të huaj nga 7 vende të botës dhe ngritjes së kapacitetit mbrojtës raketor të iranit kanë dalë me një deklaratë ku thuhet se populli i madh iranian ka një shtet islamik dhe të fuqishëm i cili përkundër vendeve të mëdha të botës të cilët janë mbështetur tek armët e shkatërrimit në masë, armët mikorbike dhe kimike, është kundër armëve të shkatërrimit në masë. Deputetët e parlamentit islamik të Iranit theksuan se e vetmja rrugë preventuese përballë agresione të armikut është ngritja e kapacitetit raketor dhe kundërshtimi i disa vendeve ndaj këtij kapaciteti nuk është aspak i logjikshëm. Deputetët e parlamentit iranian theksuan ngritjen e kapacitetit mbrojtës të Iranit në kuadër të politikës preventuese të cilën e quajtën opsion të paevitueshëm për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Ata gjithashtu mbështetën iranianët jashtë vendit dhe sidomos ata iranianë që jetojnë në Amerikë dhe vendimin e Trump kundër shtetasve të vendeve islamike e quajtën ofezë që i bëhet ummetit islam.