Larixhani: Negociatat e reja për marrëveshjen bërthamore janë të rrezikshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44295-larixhani_negociatat_e_reja_për_marrëveshjen_bërthamore_janë_të_rrezikshme
Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se çfarëdo lloj negociata rreth përmbajtjes së marrëveshjes bërthamore, janë të rrezikshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Larixhani: Negociatat e reja për marrëveshjen bërthamore janë të rrezikshme

Sekretari i shtabit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se çfarëdo lloj negociata rreth përmbajtjes së marrëveshjes bërthamore, janë të rrezikshme.

Muhamed Xhavad Larixhani, analist i çështjeve ndërkombëtare në një intervistë me kanalin 2 të televizionit shtetëror iranian, vuri në dukje veprimet e fundit të autoriteteve amerikane në shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe theksoi: "Nuk duhet zhvilluar negociata as edhe në lidhje me paragrafët me rëndësi më të vogël të kësaj marrëveshje, sepse nuk do të ketë rezultate të mira për palët që kanë nënshkruar këtë marrëveshje". Larixhani shtoi: "Autoritetet amerikane nuk synojnë të lënë anash marrëveshjen bërthamore dhe qëllimi i tyre është vetëm keqshfrytëzimi i kësaj marrëveshje për të ushtruar presion më të madh kundër Iranit dhe për të vazhduar sanksionet dhe këtë plan e ka filluar qeveria e kaluar e Amerikës  sepse lista e sanksioneve të reja ishte hartuar më parë. Vendimi i fundit i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë me pretekst të rrezikimit të sigurisë së Amerikës, është plotësisht qesharak dhe ofendues. Kjo është në kohën kur Irani është kundër ndalimit të hyrjes së shtetasve amerikanë në Iran, sepse disa shkencëtarë amerikanë janë kundër vendimit të Donald Trump dhe dëshirojnë ta vizitojnë Iranin",- shtoi ndër të tjera Muhamed Xhavad Larixhani.