Bushati: Në Teheran trajtuam çështjen e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44327-bushati_në_teheran_trajtuam_çështjen_e_kosovës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot para Komisionin e Jashtëm, shprehu angazhimin e palës shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve me Iranin, pas vizitës së tij në Teheran që zhvilloi në janar të këtij viti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 15:16 Europe/Tirane
  • Bushati: Në Teheran trajtuam çështjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot para Komisionin e Jashtëm, shprehu angazhimin e palës shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve me Iranin, pas vizitës së tij në Teheran që zhvilloi në janar të këtij viti.

“Qëllimi i vizitës sonë ishte që të fillojmë të nxjerrim marrëdhënien tonë nga stanjacioni, por dhe që të testojmë gatishmërinë e palës tjetër për të hapur rrugë konkrete bashkëpunimi. Ne këtë kuadër u nënshkrua dhe një protokoll klasik bashkëpunimi që do i krijojë mundësi shërbimit të jashtëm për konsulta diplomatike dhe politike”, ka njoftuar Bushati.Kreu i diplomacisë shqiptare tha se ne takimet zyrtare në Teheran trajtoi dhe çështjen e Kosovës, pasi Irani, sipas tij, është një akter i rëndësishëm rajonal, i njohur për impaktin që ka edhe mbi tre vendet: Irak, Liban dhe Siri, që nuk e kanë njohur Kosovën. Ministri i Jashtem e vuri theksin dhe tek interesi i palës iraniane për kontaktet parlamentare, përmes krijimit të grupit të miqësisë edhe në parlamentin shqiptar.