Irani dhe Kina drejt forcimit të marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44353-irani_dhe_kina_drejt_forcimit_të_marrëdhënieve
Zv/presidenti i parë i RII deklaroi se në Iran nuk ekziston as dyshimi më i vogël për zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Kinën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 18:06 Europe/Tirane
  • Irani dhe Kina drejt forcimit të marrëdhënieve

Zv/presidenti i parë i RII deklaroi se në Iran nuk ekziston as dyshimi më i vogël për zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Kinën.

Z. Isak Xhehangiri, zv/presidenti i parë i RII, duke folur sot në ceremoninë e fillimit të projektit për zgjerimin e rafinerisë në Abadan, në jugperëndim të Iranit, duke folur mbi këtë projekt që do të modernizojë dhe do të rris kapacitetin e kësaj rafinerie dhe mbi pjesëmarrjen e Kinë në zbatimin e këtij projekti madhor, theksoi se ky projekt do të bëhet simbol i bashkëpunimit të fortë mes Iranit dhe Kinës. Z. Xhehangiri tha se presidentët e Iranit dhe të Kinës kanë rënë dakord që niveli i marrëdhënieve mes dy vendeve të arrijë në një partneritet strategjik dhe tha se të dyja vendet janë serioze për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Investimi kinez në projektin e zhvillimit dhe zgjerimit të rafinerisë së naftës në Abadan arrin në 2.7 miliardë dollarë.