Hasan Ruhani uron sportistet iraniane të qitjes me hark
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44879-hasan_ruhani_uron_sportistet_iraniane_të_qitjes_me_hark
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar sportistet iraniane të qitjes me hark të cilat fituan katër medalje në kampionatin botëror të qitjes me hark brenda në sallon në Las Vegas të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2017 04:06 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani uron sportistet iraniane të qitjes me hark

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar sportistet iraniane të qitjes me hark të cilat fituan katër medalje në kampionatin botëror të qitjes me hark brenda në sallon në Las Vegas të Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të dielën në mbrëmje me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka urua marrjen e medaljes së artë nga sportistja Parisa Ruhanian dhe të tre medaljeve të tjera të argjendtë dhe të bronztë nga sportistet iraniane në kampionatin botëror të qitjes me hark brenda në sallon të vitit 2017 që po zhvillohet në Las Vegas të Amerikës. Vlen të theksohet se sportistet iraniane të grupmoshave për të rinjtë dhe adoleshentët gjatë garave të kampionatit botëror të qitjes me hark brenda në sallon në Las Vegas të Amerikës, kanë fituar një medalje të artë, dy të argjendta dhe një të bronztë.