Hapet panairi i makinave Teheran-2017
Pas një ndërprerjeje prej 12 vitesh, sot në panairin ndërkombëtar “ Qyteti i Diellit” në Teheran është hapur panairi i makinave.
Panairi ndërkombëtar i industrisë së makinave në Teheran do të vazhdojë punimet deri më 18 shkurt ku në të marrin pjesë kompanive vendase të prodhimit të makinave dhe disa kompani të mëdha botërore. Më shumë se 200 kompani të mëdha të prodhimit të makinave nga Irani, Koreja e jugut, Japonia, Kina, Turqia, Franca, Gjermania, Anglia, Spanja, Italia dhe Tajvani marrin pjesë në këtë panair. Thithja e investitorëve vendas e të huaj në industrinë e prodhimit të makinave dhe hapja e mundësive për eksport, si dhe prodhimi i makinave me teknologjinë e fundit botërore, janë disa nga objektivat e organizimit të panairit ndërkombëtar të makinave në Teheran.