Irani reagon ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm turk në Munih
(last modified Sun, 19 Feb 2017 18:56:54 GMT )
Shkurt 19, 2017 19:56 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm turk në Munih

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII i cilësoi jo-konstruktive deklaratat anti-iraniane të ministrit të jashtëm turk, në konferencën e sigurisë në Munih.

Mevlut Chaushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, duke folur në konferencën e sigurisë në Munih, pretendoi se veprimet e Iranit në rajon po e destabilizojnë situatën në LM. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, z. Behram Kasemi,  zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII, deklaroi: Ata njerëz që ëndërrojnë për rikthimin e perandorisë dhe që kanë kryer akte ndërhyrëse, të paligjshme e të papërgjegjshme dhe kanë përkrahur grupet terroriste që kanë shkaktuar aq shumë gjakderdhje, mizori dhe kriza në rajon, me të tilla deklarata të pabaza nuk mund të heqin nga supet përgjegjësinë e tyre. Më tej z. Kasemi tha: Ata duhet t’a dinë se fajtorë për pasigurinë dhe destabilitetin në rajon, nuk është askush tjetër përveç atyre dhe disa vendeve të tjera që jetojnë me iluzione, prandaj funksionarët turq dhe përkrahësit e tjerë të ISIS nuk duhet të shpresojnë se duke akuzuar të tjerët, do të dalin nga vorbulla ku janë zhytur. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII tha: Politika rajonale e Iranit gjithmonë ka synuar ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të të gjitha vendeve të rajonit dhe kjo politikë është mirëpritur nga shumë qeverie dhe popujt të rajonit e të botës.

 

Tags