Larixhani: Populli i shtypur i Palestinës duhet të mbështetet seriozisht
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka thënë se populli i Palestinës është shembulli i shtypjes dhe padrejtësisë në mesin e të gjithë popujve të botës, prandaj duhet të mbështetet në mënyrë serioze.
Ali Larixhani të martën në hapjen e konferencës së gjashtë ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës në Teheran, vlerësoi pjesëmarrjen e funksionarëve dhe personaliteteve politike të botës në këtë konferencë dhe tha: "Aktualisht ndodhemi në rrethana në të cilat populli i shtypur i Palestinës është në një gjendje të shtypjes edhe më të madhe dhe regjimi sionist ka shtuar në masë të madhe presionin ndaj popullit palestinez. Izraeli duke mospërfillur ligjet ndërkombëtare dhe rezolutat e KS të OKB, me miratimin e parlamentit sionist, po vazhdon ndërtimin e kolonive sioniste. Izraeli duke depërtuar në disa prej vendeve islame, synon ta vendosë në harresë çështjen e Palestinës dhe të ndërrojë armikun kryesor me armikun sekondar",- tha ndër të tjera z. Ali Larixhani. Vlen të theksohet se konferenca e gjashtë ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës ka filluar sot në mëngjes në Teheran me pjesëmarrjen e funksionarëve dhe personaliteteve politike të 80 vendeve.