Domosdoshmëria e unitetit të popullit palestinez përballë Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45534-domosdoshmëria_e_unitetit_të_popullit_palestinez_përballë_izraelit
Kryetari i Kuvendit Popullor të Koresë Veriore ka theksuar se nëse populli i Palestinës do të ketë unitet, mund të qëndrojë përballë Izraelit dhe të ruajë bashkimin kombëtar të tij në këtë luftë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2017 04:02 Europe/Tirane
  • Domosdoshmëria e unitetit të popullit palestinez përballë Izraelit

Kryetari i Kuvendit Popullor të Koresë Veriore ka theksuar se nëse populli i Palestinës do të ketë unitet, mund të qëndrojë përballë Izraelit dhe të ruajë bashkimin kombëtar të tij në këtë luftë.

Çao Tai Buk, kryetari i Kuvendit Popullor të Koresë Veriore, të martën në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës në Teheran, deklaroi: "Populli i Palestinës ka bërë përpjekje që ta vendosë flamurin e tij kombëtar në OKB dhe kjo është një fitore për popullin e Palestinës dhe popujt e tjerë që ndjekin të vërtetën". Çao Tai Buk shtoi: "Lideri dhe presidenti i Koresë Veriore i kanë mësuar këtij vendi që çështja e Palestinës është një çështje e jetës dhe vdekjes dhe populli i Palestinës ka filluar një luftë me të drejtë dhe Kuvendi Popullor i Koresë Veriore gjithmonë mbështet idealet e popullit të Palestinës. Për fat të keq nëpërmjet lëvizjeve të Izraelit dhe Amerikës, nuk është krijuar ndonjë rezultat i dobishëm dhe veprimet e tilla si ndërtimi i kolonive sioniste, janë bërë shkak që qytetarët e pafajshëm palestinezë të vriten nga forcat sioniste, por në fund padyshim se fitorja do t'i takojë popullit të Palestinës",- tha ndër të tjera Çao Tai Buk, kryetari i Kuvendit Popullor të Koresë Veriore.