Ruhani: Regjimi sionist është regjim i paligjshëm dhe sajesë e Perëndimit
Presidenti i RII duke folur në përfundim të konferencës së gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, deklaroi se regjimi sionist është një regjim i paligjshëm, i sajuar nga perëndimi dhe shkelës i të drejtave të njeriut.
“Palestina nuk është problemi i një etnie apo një kombi, por nga njëra anë është dëshmi e padrejtësive, e shtypjeve dhe e injorimit të ligjeve ndërkombëtare dhe e dështimit të organizatave ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër është simbol i përpjekjeve heroike e të vazhdueshme të një populli për të fituar të drejtat e tij legjitime megjithë dështimin e BN dhe turpit të disa vendeve islamike”-deklaroi dr. Hasan Ruhani, president i RII. Në vazhdim presidenti iranian duke theksuar se aktet provokative, vazhdimi i përpjekjeve për të pushtuar sa më shumë territore palestineze dhe për të ndryshuar identitetin historik dhe fetar të Palestinës, gradualisht do të kenë pasoja shkatërrimtare për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe shtoi: “Sionistët synojnë që të krijojnë bindjen tek opinioni publik botëror, se palestinezët janë refugjatë që duhet ta kalojnë jetën e tyre pa pasur atdhe, ndërsa rezistenca prezantohet si terrorizëm. Presidenti i RII duke folur për krizat dhe konfliktet në rajonin e LM, tha: Lufta, konflikti dhe terrori në Jemen, Irak, Siri dhe Afganistan, çdo ditë marrin jetën e qindra njerëzve të pafajshëm, ndërsa shtetet islame në vend që të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund gjakderdhjeve, akuzojnë njëri-tjetrin dhe fatkeqësisht përfituesi kryesor i këtyre përçarjeve është regjimi okupator sionist.