Deklarata përfundimtare e konferencës ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze
Në deklaratën përfundimtare të konferencës së gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, theksohet nevoja e ruajtjes së çështjes palestineze si çështje prioritare e botës islame dhe e vendeve arabe dhe si qendër e vëmendjes së opinionit publik botëror dhe e forcave të bashkuara për çlirimin e plotë të Palestinës.
Pjesëmarrësit në konferencën e gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, në këtë deklaratë shprehën falenderimin për fjalimin e Ajetollah Khemeneit, liderit suprem të Revolucionit islamik, në këtë konferencë dhe theksuan: “Uniteti i popullit palestinez dhe pranimi i opsionit të rezistencës si e vetmja rrugë për realizimin e të drejtave legjitime të popullit palestinez që ka arritur suksese të mëdha në çlirimin e jugut të Libanit, të Rripit të Gazës dhe që është vërtetuar si forcë parandaluese përballë agresioneve të armikut, janë të domosdoshëm”. Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Radhët e ummetit islamik dhe të popujve liridashës duhet të unifikohen për të ndihmuar popullin e përvuajtur të Palestinës. Intifada dhe rezistenca e popullit të përvuajtur të Palestinës e në veçanti kryengritja aktuale, është e vetmja rrugë për tu përballur me regjimin okupator sionist”. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kërkuan vazhdimin e përpjekjeve për dhënien fund të shtatë dekadave okupim, për ruajtjen e integritetit territorial “të Palestinës historike” nga deti deri te toka dhe për krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Bejtul Mukadesin. Në këtë deklaratë i kërkohet BN të ushtrojë presione ndaj regjimit sionist dhe t’u japë fund politikave kriminale të këtij regjimi sic është rrethimi i Rripit të Gazës. Konferenca e gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze që filloi të martën në prani të Ajetollah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit islamik dhe të kryetarëve të tre pushteteve në Iran, si dhe të personaliteteve të shquara të botës islame, përfundoi punimet sot me publikimin e kësaj deklarate. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 80 delegacione dhe 700 të ftuar të huaj.