Amano: Amerika nuk e shkel marrëveshjen bërthamore
(last modified Thu, 23 Feb 2017 06:00:41 GMT )
Shkurt 23, 2017 07:00 Europe/Tirane
  • Amano: Amerika nuk e shkel marrëveshjen bërthamore

Drejtori i përgjithshëm i ANEA, pasi u shpreh garant për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit, tha se edhe Amerika nuk do ta shkelë marrëveshjen bërthamore.

Sipas një njoftimi të Press TV, Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA, tha se marrëveshja bërthamore është shumë herë më e qëndrueshme nga ç ‘pritej. Marrëveshja mes Iranit dhe grupit 5+1 është shumë herë më e fortë sesa dukej dhe gjetja e një rrugëzgjidhjeje tjetër në vend të marrëveshjes bërthamore është një punë shumë e vështirë. Drejtori i përgjithshëm i ANEA tha se Uashingtoni i vetëm nuk mund të anulojë marrëveshjen bërthamore sepse kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe por një marrëveshje shumëpalëshe dhe ndërkombëtare. Jokia Amano në përgjigje të kritikave të Donald Trump tha: ANEA është një organizatë profesioniste dhe teknike e cila përqendrohet në faktet reale. Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe ANEA vazhdon inspektimet e saj. Për këtë arsye ne nuk jemi të shqetësuar dhe do të bisedojmë me amerikanët për këtë fakt. Jokia Amano marrëveshje bërthamore me Iranin dhe zbatimin e saj e cilësoi tepër të rëndësishme dhe shtoi se kjo marrëveshje është në prioritet të punës së ANEA.

Tags